Langue   

Zunë yjet po rrallojnë

anonyme
Langue: albanais




Zunë yjet po rrallojnë
zunë gjelat po shpeshojnë
karvanaret po ngarkojnë
zunë kurbetlinjt’ të shkojnë.

- Le të shkojë kush të dojë
Beçja im të mos shkojë.

- Grua mos më fol me gojë!?
do shkoj se kemi nevojë
varfëria na mbuloi.

- Rri, o trim, të shkojmë jetë
kjo jetë sa një fletë.

- Ç’më thua e shuarë
zemër, përvëluarë!



Page principale CCG

indiquer les éventuelles erreurs dans les textes ou dans les commentaires antiwarsongs@gmail.com




hosted by inventati.org