Lingua   

U nisa, o shokë

anonimo
Lingua: Albanese



U nisa, o shokë
për në ksneti
u nisa, u nisa
me vapor të zi.

Në detin e gjërë
në detin pa anë
nat’ e dit’ mendoj
nënën e babanë.

Eh kjo koh’ e keqe
eh, ky baft i zi
seç na la pa njerëz
na la pa shtëpi!

U nisëm, o shokë
s’dimë se ku vemi
se vendin e huaj
neve njerkë kemi!

Hajde kazandì
hajde, o kurbet
vallë ku do shkojmë
o shokë medet!?


Pagina principale CCG

Segnalate eventuali errori nei testi o nei commenti a antiwarsongs@gmail.com




hosted by inventati.org