Warszawianka 1905 roku [Варшавянка; La Varsovienne; ¡A las barricadas!]
Autori Vari / Different Authors / Différents Auteurs1π1. Versione albanese dal canzoniere Këngë partizane ("Canti Pa... | |
Kënga e Varshavës Te ashpra tufanet që fryjnë mbi ne, Pushtetet e errësirës na shtypin me përcmim, Marshuam për betejën vendimtare me armikun E panjohur e ardhmja është për ne. Por me kurajo e vendosmëri të përgjigjemi, Me flamurin e kauzës së luftës se punëtorisë, Flamuin e luftës se madhe te gjithë popujve, Për një botë me të mirë, për lirinë e shenjtë. Përpara për betejë të përgjakshme, Të ndershme te drejtë! Marshojmë, marshojmë, përpara Popull i puntorisë. Përpara për betejë të përgjakshme, Të ndershme te drejtë! Marshojmë, marshojmë, përpara Popull i puntorisë. Këto janë ditët ku puntori vdes urie, Vëllezër, sa kohë do vazhdojmë të heshtim. Apo sytë rinorë te shokëve tanë I tremb pamja e ngrehinës se lartë? Në luftën e madhe s’do iki i panjohur, Kush ra me nder ne emër të idealit. Emrat e tyre do jenë në këngët fitimtare Do të behen te shenjtë per miliona njerëz. Përpara për betejë të përgjakshme, Të ndershme te drejtë! Marshojmë, marshojmë, përpara Popull i puntorisë. Përpara për betejë të përgjakshme, Të ndershme te drejtë! Marshojmë, marshojmë, përpara Popull i puntorisë. E përbuzim kurorën e tiranit, Homazh ju bejmë te vuajturve nën zinxhirë, Dhe froneve të zhytur në gjakun e popujve Me gjakun e tyre do të mbysim armiqtë. Vdekje mizorë kundërshtareve tanë, Të gjithë shushunjave të masës punëtorë, Hakmarrje dhe vdekje të pangopurve mbretër, Në këte orë solemne e afert është fitorja. Përpara për betejë të përgjakshme, Të ndershme te drejtë! Marshojmë, marshojmë, përpara Popull i puntorisë. Përpara për betejë të përgjakshme, Të ndershme te drejtë! Marshojmë, marshojmë, përpara Popull i puntorisë. | Varshavjanka 1. T'egrat tufane mbi ne sot po shfryjnë, forcat e errta na shtypin pa mshir'. N'luftën për jet' a për vdekje po hyjmë, ç'fate na presin s'e dijmë ende mirë. Por do të ngrejmë t'fort' e krenare — flam'rin e luftës së shenjt proletare, flam'rin e luftës së popujve t'botes për jet' të lir' pa mjerim e pa lote! 2. Na i urrejmë kunor at tirane, prangat nderojmë të popullit mjer'. Fronet, me gjakun e njerzve që u lanë, gjaku i armiqve do i lajë një herë. Por do të ngrejmë t'fort' e krenare — flam'rin e luftës së shenjt proletare, flam'rin e luftës së popujve t'botes për jet' të lir' pa mjerim e pa lote! 3. S'ka jo mëshir' për tiranët o shokë, ora e hakmarrjes së fundit ting'lloi. Vdekje e hakmarrje gjith'carve mbi tokë, çasti i fitores së madhe afroi. Por do të ngrejmë t'fort' e krenare — flam'rin e luftës së shenjt proletare, flam'rin e luftës së popujve t'botes për jet' të lir' pa mjerim e pa lote! |