Language   

Xορός τοῦ Zαλόγγου

Ioannis Sakellaridis / Ιωάννης Σακελλαρίδης
Back to the song page with all the versions


La versione albanese della canzone greca.
VALLJA E ZALLONGUT

Lamtumirë, o Sul, i shkretë,
se po ndahemi per jetë.
Lamtumirë, o Sul i shkretë,
se na do t’ikim për jetë.

Ne po vdesim për liri,
se nuk duam skllavëri.
Lamtumirë, ju male e fusha,
na e punoi Pilo Gusha,
I pabesi faqezi,
s’pati turp, as perëndi.

Lamtumirë, o fusha e male,
ne vdesim pa frikë fare.
Jemi bila shqipëtare,
vdesim duke hedhur valle.
Lamtumirë, o Sul i shkretë,
lamtumir’ për gjithë jetë.
VALLJA E ZALLONGUT

Lamtumirë botë e varfër,
Lamtumirë botë e varfër,
Lamtumirë jetë e ëmbël,
Lamtumirë jetë e ëmbël,
Edhe ti, vendi im i varfër,
Edhe ti, vendi im i varfër,
Lamtumirë për gjithmonë
Lamtumirë për gjithmonë.

Lamtumirë burime,
luginat, malet dhe kodrat
Lamtumirë burime
Dhe ju, gratë e Sulit

Peshku nuk jeton dot në toke,
Peshku nuk jeton dot në toke,
As lulja ne rërë,
As lulja ne rërë,
Dhe gratë e Sulit,
Dhe gratë e Sulit,
Nuk jetojnë dot pa liri,
Nuk jetojnë dot pa liri.

Lamtumirë burime,
luginat, malet dhe kodrat
Lamtumirë burime
Dhe ju, gratë e Sulit

Gratë e Sulit
Gratë e Sulit
Nuk dine vec të mbijetojnë,
Nuk dine vec të mbijetoinë,
Ato dine si të vdesin
Ato dine si të vdesin
E jo të durojnë skllavërinë,
E jo të durojnë skllavërinë.

Lamtumirë burime,
luginat, malet dhe kodrat
Lamtumirë burime
Dhe ju, gratë e Sulit.


Back to the song page with all the versions

Main Page

Note for non-Italian users: Sorry, though the interface of this website is translated into English, most commentaries and biographies are in Italian and/or in other languages like French, German, Spanish, Russian etc.




hosted by inventati.org