Langue   

L'Internationale

Eugène Pottier
Page de la chanson avec toutes les versions


ALBANESE / ALBANIAN 2
Internacionale

Ngrihuni ju o të munduar
ju te uret skllevër anë e mbanë
na buçet gjaku i turbulluar
s'duam padronë dhe tiranë.
Botën mizorë në do ta shkaterrojmë
që nga themelet e pastaj
me duart tona do të ndertojmë
botën e re në vend të saj.

Është lufta finale
vendimtarë mbi dhe
Internacionale
do jete botë e re.
Është lufta finale
vendimtarë mbi dhe
Internacionale
do jete botë e re.
INTERNACIONALJA

Ngrehuni ju o të munduar,
Ju t’urët skllevër anembanë!
Na buçet gjaku i turbulluar,
S’duam padronë dhe tiranë.
Botën mizore ne do ta shkallmojmë
Që nga themelet dhe pastaj
Për veten tonë do të ndërtojmë
Botën e re në vend të saj.

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Nga zot e mret s’duam shpëtimin
As nga heronjtë kordhëtar,
Me duart tona ne çlirimin
Do ta fitojm’ o proletarë.
Nga zgjedha shpejt që të shpëtojmë
E kapitalit gjakatar,
Ngrini çekanin të qëllojmë
Sa gjindet hekuri në zjarr!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Ligja na rren e na shtyp Shteti.
Taksa të varfërin dërmon,
Asnjë e drejtë atij s’i mbeti,
I pasuri kudo sundon.
Mjaft me këto ligje të ndyra,
Se barazia ndryshe do:
Nuk ka të drejta pa detyra,
Detyra pa të drejta, – jo!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Të hekurudhës, minierës
Mbretërit, përbindësha-shëmtim,
Grabisin gjakun tuaj o njerëz
Të punës, nxjerrin përfitim.
Frutet e punës i rrëmbejnë,
Ari si lumë n’arkë u shkon.
Kur dekreton që t’ja këthejnë,
Populli merr çfarë i takon!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Mbretërit na dehnin thumb e trokë.
Luftë tiranëve kudo!
Grevë në ushtëri, o shokë,
Ngri qytën lart, paqe kërko!
Po qe se këta kanibalë
Na detyrojnë për luftim,
Mbi vetë tanët gjeneralë
Le të qëllojmë pa ngurim!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Ndërkombëtare, o shok’, ne jemi
Ushtri e madhe e punës ne,
Në dorë botën do ta kemi
Për parazitë s’ka vend mbi dhè.
Dhe kur rrufeja do të bjerë
Mbi çdo gjakpirës dhe xhelat
Pa rreshtur dielli do t’i shtjerë
Mbi neve rrezet që nga lart.

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.


Page de la chanson avec toutes les versions

Page principale CCG


hosted by inventati.org