Lingua   

Mirësia dhe e vërteta

Albërie Hadërgjonaj
Lingua: Albanese


Albërie Hadërgjonaj


Pse sytë e nënës janë mbuluar me lotë
Ti pse vallë na ke harruar o zot
Pse toka ime e bekuar nuk çel
Pse dielli rri kaq i menduar kur del

Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë
Vajza të reja me vello zije shikojmë
Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq
Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq

Zotin nga gjumi une dua ta zgjoj
Zemër lënduar për ju sot këndoj
Dua ti lutem me përgjërim
Të na çlirojë, të na çlirojë nga ky mallkim

Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta

Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta

Në vend të këngëve veç krisma dëgjojmë
Vajza të reja me vello zije shikojmë
Fëmijtë e vegjël rrinë të menduar si pleq
Po kush vallë na ka ngatërruar kaq keq

Zotin nga gjumi une dua ta zgjoj
Zemër lënduar për ju sot këndoj
Dua ti lutem me përgjërim
Të na çlirojë, të na çlirojë nga ky mallkim

Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta

Të sjellim dritën e mirësisë
Të ndezim zjarrin e dashurisë
Si trëndafil të çeli jeta
Nga mirësia dhe e vërteta



Pagina principale CCG

Segnalate eventuali errori nei testi o nei commenti a antiwarsongs@gmail.com




hosted by inventati.org