Language   

Tana t'zezat

Ritmi i Rrugës
Language: Albanian


Related Songs

Chain of Keys
(PJ Harvey)
Atë natë
(Joseph Makanja)
Espressionismo
(Federico Marchioro)


[2000]
Tekst kënge dhe muzikë nga Memli Krasniqi / Enis Presheves Jr
Lyrics and music by Memle Krasniqi / Enis Presheves Jr.
Album: Bota Është e Jona (The World is Ours)

 Ritmi i Rrugës
The remix of the first "Ritmi i rrugës" recorded song "Tana t'zezat", more known internationally as "All Bad Things Around Us". It speaks about the harsh reality of life in Kosova during its occupation.
Vërtetë, në rrugët e këtij qyteti ku jetojmë
Njëmijë t'zeza ndodhin dhe ne i zmadhojmë
Por e vërteta pas gënjeshtrës nuk mund të fshihet
Sepse çdo marri që bëhet edhe shihet
Nga sytë e njerëzve që menjëhërë të qesin në letër
Që nuk kanë tjera punë veç t'flasin për dikë tjetër
Rrejnë, shtojnë, shpifin e zmadhojnë
Nuk flasin për gjë tjetër, por veç për punën tënde
Po nashtë, pse, se vet e ke dashtë
Edhe jo një here, po pesë a gjashtë
Se t'thojsha mirë, lej këto marrina
Se nuk janë kurgjo tjetër, veç budallakina
Por ti prapë, cigaren në njërën dorë
E në dorën tjetër birrë ose alkohol
Më vonë dhe drogën e merrshe nëpër rrugë
E tani kur po të shoh po m'dukesh i keq si zhugë
Po bon çka t'dush se e jotja është kjo trohë jete
E ti çka lype ashtu edhe gjete
Se lype telashe, tash telashet i ki
Edhe vet pe sheh që llugave ke hi
E unë kur t'thojsha, ti m'kqyrshe me inat
Ma prejshe fjalën n'gjysmë se s'dojshe me e zgjatë
Tash rri rrug've sikur qentë e natës
Fiksiratu nëpër qyshe, masi s'po mundesh ndryshe

Tana t'zezat neve na u kanë mledh'
Kah me ia majt nuk po dina
Krejt po thojm' duhet me bo diçka
E n'anën tjetër veç po rrina

Prej të rinjve nuk dëgjon tjera fjalë
Veç çysh me shku n'azil, dikah jasht çysh me dal'
Se për shkollë a punë as n'mend nuk iu bjen
Tan' ditën i sheh rrugëve, her n'nji ven her n'tjetrin ven
Pa punu sen, se jeta nuk iu intereson
Gjysma nuk mendojnë tjetër, veç çysh me e rreh najkon
Ora dhjet e gjys, hala kërkujt s'i kemi ra
Duhet me u çfry n'dikon, kqyr shtyje qato me krah
E gjejn naj cipirip që është e zeza e vetit
Pa prit e pa kujtu i gjuhen dhjet veta t'shkretit
Ia ngulin thikën veç sa m'i dal pak gjak
E i hijn' edhe me stupca se iu duket pak
E taksirati se shtyhen cili po del ma i zi
Ai atij ia la thikën, kom me ia lon thikën edhe unë k'tij
Se ai nuk mun' me dal ma frajer se unë
Se unë jom kon gjith e ai deri dje o kon veç zhgun
Ja kom me e marr krejt n'dorë, ja kom me dek
Kush hin n'fërrk me mu shumë ka me hjek
Por ma shumë kan llafe, kësi njerëz ka pas gjithmonë
Harama që nuk vyen as bukë me iu dhon'

Tana t'zezat neve na u kanë mledh'
Kah me ia majt nuk po dina
Krejt po thojm' duhet me bo diçka
E n'anën tjetër veç po rrina

Vërtetë, tana t'zezat përpara na kan dalë
Nuk dëgjon gjëra tjera, veç të shame, rrena, fjalë
Por ma mirë mbylli veshtë e bëhu se nuk dëgjon
Më mirë le t'flasin t'tjerët, se sa ti për najkon
Po kur mendoj më mire, vet nuk del asnjë fjalë
E nëse ne nuk ndalemi, as ato nuk kanë me u ndalë
Por njëherë jemi larg ose mua kështu më duket
Pa punë të përbashkët hilja nuk do të zhduket
E derisa disa nuk kanë tjera punë
Veç t'ndalin e t'shfrytëzojnë ndonjë vajzë me dhunë
Sepse raste të tilla tani edhe tek ne po ka
E deri sa ti mposhtim, lirinë nuk kemi me e pa
Por gjysma kanë harruar se për çka po luftojmë
Ose e kanë humbur rrugën që duhet ta vazhdojmë
Dhe disa situata i ka puthur në ballë
Dhe tani me super-vetura sillen rrugëve vërdallë
Autorët e këtyre t'zezave tani po gëzojnë
Por ditën e gjykimit ndoshta do t'pësojnë
Ndoshta ndonjë i rrallë edhe do të pendohet
Por vështirë që një i tillë mund të përmirësohet
Po kushedi se kjo dynje po sillet
Sot është vrënt, po nesër nashta kfillet
Dhe kështu me shpresë po na vazhdon jeta
Por një ditë në shesh do t'dalë dhe e vërteta

Tana t'zezat neve na u kanë mledh'
Kah me ia majt nuk po dina
Krejt po thojm' duhet me bo diçka
E n'anën tjetër veç po rrina.

Contributed by giorgio - 2010/7/21 - 08:22



Main Page

Please report any error in lyrics or commentaries to antiwarsongs@gmail.com

Note for non-Italian users: Sorry, though the interface of this website is translated into English, most commentaries and biographies are in Italian and/or in other languages like French, German, Spanish, Russian etc.




hosted by inventati.org