L'Internationale
Eugène PottierALBANESE / ALBANIAN 3 | |
INTERNACIONALJA Ngrehuni ju o të munduar, Ju t’urët skllevër anembanë! Na buçet gjaku i turbulluar, S’duam padronë dhe tiranë. Botën mizore ne do ta shkallmojmë Që nga themelet dhe pastaj Për veten tonë do të ndërtojmë Botën e re në vend të saj. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Nga zot e mret s’duam shpëtimin As nga heronjtë kordhëtar, Me duart tona ne çlirimin Do ta fitojm’ o proletarë. Nga zgjedha shpejt që të shpëtojmë E kapitalit gjakatar, Ngrini çekanin të qëllojmë Sa gjindet hekuri në zjarr! Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Ligja na rren e na shtyp Shteti. Taksa të varfërin dërmon, Asnjë e drejtë atij s’i mbeti, I pasuri kudo sundon. Mjaft me këto ligje të ndyra, Se barazia ndryshe do: Nuk ka të drejta pa detyra, Detyra pa të drejta, – jo! Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Të hekurudhës, minierës Mbretërit, përbindësha-shëmtim, Grabisin gjakun tuaj o njerëz Të punës, nxjerrin përfitim. Frutet e punës i rrëmbejnë, Ari si lumë n’arkë u shkon. Kur dekreton që t’ja këthejnë, Populli merr çfarë i takon! Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Mbretërit na dehnin thumb e trokë. Luftë tiranëve kudo! Grevë në ushtëri, o shokë, Ngri qytën lart, paqe kërko! Po qe se këta kanibalë Na detyrojnë për luftim, Mbi vetë tanët gjeneralë Le të qëllojmë pa ngurim! Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Ndërkombëtare, o shok’, ne jemi Ushtri e madhe e punës ne, Në dorë botën do ta kemi Për parazitë s’ka vend mbi dhè. Dhe kur rrufeja do të bjerë Mbi çdo gjakpirës dhe xhelat Pa rreshtur dielli do t’i shtjerë Mbi neve rrezet që nga lart. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. Është lufta finale Vendimtare mbi dhè Internacionale Do jetë bot’ e re. | Internacionalja 1. Ngrehuni ju o të munduar, ju t'urët skllevër an' e mb'an. Na buçet gjaku i turbulluar s'duam padronë dhe tiran'. Botën mizore ne do ta shkallmojmë që nga themelet dhe pastaj ― Për vehten tonë të ndërtojmë botën e re në vend të saj! Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe Internacionale, do jetë bot' e re! Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe Internacionale, do jetë bot' e re! 2. Nga zot e mbret s'duam shpëtimin, as nga heronjtë kordhëtar', me duart tona ne çlirimin do ta fitojm' o proletar'. Nga zgjedha shpejt që të shpëtojmë e kapitalit gjakatar, ngreni çekanin e qëlloni sa gjindet hekuri në zjarr! Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe Internacionale, do jetë bot' e re! Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe Internacionale, do jetë bot' e re! 3. Ndërkombëtar o shok na jemi ushtri e madhe e punes ne. Në dorë botën do ta kemi, për parazit' s'ka vend mbi dhe! Edhe kur rrufeja do të bjerë mbi çdo gjakpirës dhe xhelat, pa rreshtur dielli do t'i shtjerë mbi neve rrezet që nga lart. Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe Internacionale, do jetë bot' e re! Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe Internacionale, do jetë bot' e re! |