Language   

Atë natë

Joseph Makanja
Language: Albanian




Oe-Oeoeoe
Oe-Oeoeoe

Anija iku, i shkretë mbet bregu
Nje bluze hedhur s'di nga kush
valët përplasin para këmbëve të mi
Ikën, ikën të darshurit e mi
Anij a ikën s' din për ku
E ku ta dij njeriu i shkretë
ku valet e degtisin në fshehtësi
Ah, ju valë ku lodroja unë fëmi
Ku po me shpini vallë tani

Unë mbeta pas atë natë,
Në terr të zi, në vetëmi,
Unë mbeta vetëm atë natë
Në terr të zi në vetëmi
Unë mbeta pas atë natë,
Në terr të zi, në vetëmi,
Unë mbeta vetëm atë natë
Në terr të zi në vetëmi

Sa larg mbet bregu, toka e shtrenjtë
Sa larg me shkuan shokët atë natë
Çudi hena mbas rresh është futur
Deshmimtar'e kësaj natë për të mos mbetur
Deshmimtar'e kësaj natë për të mos mbetur

Ne u ndamë pa puthje e përqafime
Atë natë për të mos u pare më kurrë
Prej bregut dëgjoja zëra që largoheshin
Pastaj heshtjen që valët prishnin
Pastaj heshtjen që valët prishnin.

Unë mbeta pas atë natë,
Në terr të zi, në vetëmi,
Unë mbeta vetëm atë natë
Në terr të zi në vetëmi
Unë mbeta pas atë natë,
Në terr të zi, në vetëmi,
Unë mbeta vetëm atë natë
Në terr të zi në vetëmi

Oe-Oeoeoe
Oe-Oeoeoe



Main Page

Please report any error in lyrics or commentaries to antiwarsongs@gmail.com

Note for non-Italian users: Sorry, though the interface of this website is translated into English, most commentaries and biographies are in Italian and/or in other languages like French, German, Spanish, Russian etc.




hosted by inventati.org